Gjeneruesi i listave të luajtjes me AI
Si të krijosh një listë luajtjeje me Gjeneruesin e listave të luajtjes me AI?
Gati të zbulosh një listë luajtjeje të krijuar posaçërisht për ty? Thjesht hap skedën Listat e luajtjes dhe zgjidh butonin Listë me AI. Përshkruaj çfarë kërkon - zhanrin, disponimin, instrumentet ose çdo detaj tjetër specifik - dhe AI do të bëjë magjinë e vet. Kur lista jote të jetë gati, do të marrësh një njoftim dhe ajo do të shfaqet te skeda Listat e luajtjes, gati për ta shijuar.
Shembuj kërkesash
„Një listë luajtjeje indie relaksuese me vokale ëndërrimtare dhe ritme elektronike minimaliste, që të më ndihmojë të çlodhem.“
„Dua një miks për udhëtim me makinë me hite country plot gjallëri dhe soft rock nostalgjik.“
„Një përzierje qetësuese këngësh ambient dhe neo-soul për lexim natën vonë.“
Eksperimento me kërkesa të ndryshme për të marrë miksin perfekt të këngëve që i përshtaten disponimit tënd. Qoftë që do këngë plot energji, qoftë melodi relaksuese chill-out, Gjeneruesi i listave të luajtjes me AI do të të sjellë një përzgjedhje të përshtatur për ty, vetëm një prekje larg. Shijo muzikën!